Hoxha: Zgjerimi do të jetë prioritet kyç i presidencës irlandeze të BE-së në vitin 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë një nga prioritetet e presidencës irlandeze të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë një nga prioritetet e presidencës irlandeze të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Në një takim me gazetarë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kushtuar angazhimit dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen evropiane, Hoxha u ndal edhe te vizita e tij e fundit në Irlandë.

I pyetur mbi këtë vizitë, si dhe mbi zhvillimet e fundit në vend, ministri tha se bisedimet me autoritetet irlandeze u fokusuan në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe në prioritetet e ardhshme të presidencës irlandeze.

Sipas Hoxhës, gjatë takimeve në Dublin u diskutua mbi progresin e Shqipërisë dhe hapat që vendi synon të ndërmarrë në muajt në vijim në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministri bëri të ditur se homologët irlandezë i kanë konfirmuar se zgjerimi do të jetë një nga prioritetet kryesore të presidencës së Irlandës në BE gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026.

“Vërtet i rashë derës së Irlandës, por ajo ishte derë e hapur. Diskutuam për vizionin e përbashkët dhe më siguruan se zgjerimi do të jetë një nga elementët kyç të presidencës irlandeze në gjysmën e dytë të vitit 2026”, deklaroi Hoxha.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë, Hoxha theksoi se Shqipëria diskuton në mënyrë të hapur dhe transparente me partnerët evropianë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

“Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë. Nuk ka asgjë që ndodh në Shqipëri që ne të mos e diskutojmë së bashku. Gjithmonë bëjmë diskutime të hapura dhe të qarta me partnerët tanë në çdo nivel”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se institucionet evropiane dhe shtetet anëtare mbështeten në vlerësimet e Komisionit Evropian për zhvillimet në vendet kandidate dhe se komunikimi me partnerët mbetet i vazhdueshëm në çdo nivel.

“Shqipëria është tashmë në të gjitha lajmet, gjithandej, për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në historinë e vendit tonë dhe për kaq ditë tashmë kemi pasur qytetarët shqiptarë në rrugë duke shfaqur qartazi idetë e tyre. Dhe në lidhje me këtë çështje specifike, nuk besoj se është shqetësim për shtetet anëtare për momentin, sepse ato kanë besim te Komisioni Europian për vlerësimet që ai bën për të gjitha çështjet në fjalë. Në rast se lind nevoja, ne do të flasim, sepse ne gjithmonë bëjmë diskutime të hapura me partnerët tanë të çdo niveli”, deklaroi Hoxha.

Burimi ATSH

Hoxha: Zgjerimi do të jetë prioritet kyç i presidencës irlandeze të BE-së në vitin 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë një…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi do të jetë prioritet kyç i presidencës irlandeze të BE-së në vitin 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë një…