Gonxhja: Karta Rinore Evropiane sjell një gamë të gjerë përfitimesh për të rinjtë

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Konferencën e Kartës Rinore Evropiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende të Evropës.


Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Konferencën e Kartës Rinore Evropiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende të Evropës.

Ministri i Turizmit, Kultures dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për rolin gjithnjë e më aktiv të vendit tonë në nxitjen e politikave dhe iniciativave evropiane në mbështetje të të rinjve.

Karta Rinore Evropiane po konsolidohet si një instrument konkret që zgjeron mundësitë për të rinjtë shqiptarë, duke u ofruar akses në një gamë të gjerë përfitimesh dhe eksperiencash, si:

– Zbritje në transport, udhëtime dhe akomodim në Shqipëri dhe në vendet evropiane;

– Oferta në kinema, teatro, muze, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore;

– Mundësi dhe përfitime në trajnime, edukim joformal dhe zhvillim profesional;

– Zbritje në aktivitete sportive dhe rekreative;

– Akses në një rrjet evropian me miliona të rinj dhe mijëra partnerë;

– Mundësi për lëvizshmëri, shkëmbime rinore dhe eksperienca ndërkombëtare.

Ministri Gonxhja tha se Karta Rinore Evropiane është më shumë sesa një kartë përfitimesh. Ajo është një mjet që fuqizon të rinjtë, duke i ndihmuar të kursejnë, të udhëtojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje me mundësi të reja në të gjithë Evropën. Në të njëjtën kohë, ajo kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe në afrimin e tyre me vlerat dhe mundësitë që ofron hapësira evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…