Zgjerohet bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, nga edukimi ushtarak te mbrojtja kibernetike

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays, njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.


Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays, njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Përgjatë bashkëbisedimit u vlerësua një çerek-shekulli partneritet ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në fokus të bisedës ishin disa fusha prioritare të bashkëpunimit, mes të cilave forcimi i Trupës së Nënoficerëve dhe edukimit ushtarak, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, mbështetja për funksionalitetin e plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forcimi i sigurisë euroatlantike.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi veçanërisht kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në ngritjen profesionale të Trupës së Nënoficerëve përmes programeve të trajnimit, mentorimit dhe shkëmbimit të përvojave, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve dhe efektivitetit të Forcave tona të Armatosura.

Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e NATO-s.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe për të hapur një kapitull të ri partneriteti mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e euroatlantike.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, me “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy forcave.

Burimi ATSH

Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet e turizmit të natyrës me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë vitit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet e turizmit të natyrës me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë vitit…