Rama: Shumë shpejt, tjetër investim i madh mes Kavajës dhe Durrësit

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin se shumë shpejt, një tjetër investim i madh do të ndodhë në zonën mes Kavajës dhe Durrësit.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin se shumë shpejt, një tjetër investim i madh do të ndodhë në zonën mes Kavajës dhe Durrësit.

Nga fjala e tij me rastin e 35-vjetorit të PS në Fier, Rama pyeti se çfarë kanë shtetet e tjera më shumë se Shqipëria.

“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz çfarë do thonë për atë. Do i sjellim një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh, diku mes Kavajës e Durrësit. Dhe do shikojmë çfarë do thonë për atë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal te krahasimi me vendet fqinje dhe të rajonit që kanë pranuar investime të mëdha në turizëm.

“Pse duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi, që është sa Fieri? Në Mal të Zi, pagat janë më të larta, pensionet më të larta, jeta, biznesi, dhe ne do të rrimë këtu e të dëgjojmë dhe të pranojmë dhe t’u përulemi llapaqorrajve, se ata e duan Shqipërinë për vete”, tha Rama.

“Po kush janë këta që thonë: “Shqipëria është e jona, dëgjo popullin dhe ik”? Populli flet kur i vjen dita të flasë dhe e ka zgjedhur ky sistem. Populli flet kur vjen dita e votimit”, vijoi ai.

Kreu i Qeverisë u ndal tek disa mesazhe në rrjetet sociale në adresë të tij, ku mes të tjerash një qytetar shkruan se nuk është puna te ambienti, por edhe te rrogat, pensionet, spitalet, sigurimet dhe rritja e çmimeve.

Kryeministri u përgjigj duke thënë se askush nuk e mohon nevojën për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Rrogat duhet të jenë më të larta. Ne e kemi nisur me 320 euro dhe paga mesatare sot është 912 euro. E kemi nisur me rreth 360 euro pagën mesatare në sektorin publik dhe sot është 1080 euro. Nuk është mjaftueshëm, duhet të rriten më tej”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se edhe pensionet, megjithëse janë pjesë e një skeme që është në përmirësim, do të rriten, ashtu si edhe shërbimet spitalore dhe fusha të tjera të jetës publike. Sipas tij, çështja nuk është nëse duhet të rriten, por si do të arrihet kjo rritje.

“Pyetja është si do të rriten. Nëse ti thua nuk i dua të huajt, nuk i dua investitorët, nuk i dua këta, atëherë si do të rriten rrogat? Si do të zhvillohet ekonomia?”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…