AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për sigurinë ushqimore

Në kuadër të procesit të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin Holandez për Sigurinë e Ushqimeve dhe Produkteve të Konsumit.


Në kuadër të procesit të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti zhvilloi një vizitë zyrtare në Autoritetin Holandez për Sigurinë e Ushqimeve dhe Produkteve të Konsumit.

Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko.

Vëmendje e veçantë iu kushtua inovacionit, digjitalizimit dhe përdorimit inteligjent të të dhënave, si instrumente të rëndësishme për integrimin dhe optimizimin e proceseve të punës.

Gjatë diskutimeve, Gjylameti u ndal në çështje me rëndësi për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke përfshirë procedurat për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve, menaxhimin e Pikave të Inspektimit Kufitar, përdorimin e sistemit RASFF, si dhe praktikat e kontrolleve zyrtare, auditimeve dhe marrjes së mostrave.

Po ashtu, u prezantua procesi i kategorizimit të Operatorëve të Biznesit Ushqimor me origjinë shtazore (OBU), si një instrument orientues që mbështet industrinë në përmirësimin e vazhdueshëm dhe përafrimin me standardet evropiane.

Në fokus ishte gjithashtu edhe sistemi i pikëzimit për vlerësimin e OBU-ve, i cili synon rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt shkëmbimit të përvojave më të mira evropiane dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…