Rama: 800 vende pune pritet të hapen për prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot mundësitë që sjell arsimi profesional në tregun e punës, ndërsa solli në vëmendje faktin se vetëm në kantierin e industrisë së prodhimit të anijeve në Pashaliman do të hapen fillimisht 400 vende pune për të arritur në perspektivë në 800 të tilla.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot mundësitë që sjell arsimi profesional në tregun e punës, ndërsa solli në vëmendje faktin se vetëm në kantierin e industrisë së prodhimit të anijeve në Pashaliman do të hapen fillimisht 400 vende pune për të arritur në perspektivë në 800 të tilla.

Gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit Profesional, Rama solli në vëmendje marrëveshjen me kompaninë “Fincantieri”, për të hapur industrinë e anijeve në Pashaliman.

“Ne e kemi kantierin, por nuk kemi aty gjë tjetër përveçse kantierin e të shkuarës. ‘Fincantieri’ është një nga ekselencat më të mëdha të botës në fushën e prodhimit dhe mirëmbajtjes së anijeve dhe për arsye se ata tani duan të shtojnë prodhimin në profilin e anijeve ushtarake”, shtoi Rama.

Bazuar në këtë marrëveshje, Rama informoi se “disa tipologji të anijeve që janë më të vogla do të bëhen në Shqipëri.

“Kjo për arsyen se në kantierin e tyre bëjnë anije të mëdha dhe kanë nevojë për volum. Do prodhojmë anije luftarake fillimisht për ushtrinë tonë, dy anije luftarake që janë të nevojshme në bazë të kapaciteteve që na ka përcaktuar NATO dhe pastaj do prodhojmë anije dhe do shesim anije bashkërisht, një kompani e përbashkët”, tha Rama.

Dhe sipas tij, “gjëja e parë që do bëhet është se do t’i drejtohemi Shkollës Tregtare Industriale të Vlorës për të prezantuar projektin, profesionet dhe për t’i ftuar të rinjtë që të firmosin marrëveshje me ‘Fincantieri’-n dhe të fillojnë të trajnohen, duke shkuar dhe në Itali, për të qenë gati në momentin që fillon”.

“Bëhet fjalë për 400 vende pune në fillim dhe që do të shkojnë në perspektivë 800. Nuk janë vende pune për juristë, as për ekonomistë. Janë vende për të gjithë zinxhirin e zanateve që ka nevojë ajo industri, që nga puna e dorës, deri tek manipulimi ose drejtimi i robotëve. Ky është arsimi profesional”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…