Sala: Reforma të thella për sistem shëndetësor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në Forumin e 11-të Botëror të Kancerit 2026, organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”, ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për garantimin e aksesit të barabartë në kujdesin ndaj kancerit në të gjithë Evropën.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në Forumin e 11-të Botëror të Kancerit 2026, organizuar nga revista prestigjioze “The Economist”, ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet për garantimin e aksesit të barabartë në kujdesin ndaj kancerit në të gjithë Evropën.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Sala theksoi se pabarazitë në trajtimin e kancerit nuk mund të adresohen përmes reformave të fragmentuara, por kërkojnë transformim të plotë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë parandalimin, depistimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.

Ajo nënvizoi se aksesi mbetet sfida kryesore në Evropë, duke theksuar se mundësitë për mbijetesë nuk duhet të varen nga vendbanimi i pacientit.

Ministrja renditi faktorët vendimtarë për reduktimin e pabarazive: diagnostikimi i hershëm, qasja në trajtime inovative dhe zhvillimi i kapaciteteve të sistemeve shëndetësore.

Ministrja Sala prezantoi reformat që Shqipëria po ndërmerr në sektorin e onkologjisë, ndër më të rëndësishmet në sistemin shëndetësor të vendit, me fokus në rritjen e aksesit, cilësisë dhe barazisë në shërbime:

Krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit si qendër kombëtare për kujdesin e integruar, kërkimin shkencor dhe edukimin;

Decentralizimin e shërbimeve të onkologjisë mjekësore përmes forcimit të njësive rajonale;
Modernizimin e shërbimit kombëtar të radioterapisë;

Përmirësimin e legjislacionit për barnat dhe pajisjet mjekësore, duke e harmonizuar atë me standardet e Bashkimit Evropian;
Përshpejtimin e transformimit digjital në shëndetësi për të përmirësuar koordinimin e kujdesit, sistemet e referimit dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale theksoi se suksesi i politikave të kancerit nuk duhet të matet vetëm me përparimet shkencore, por edhe me aftësinë e sistemeve shëndetësore për të ofruar diagnozë më të shpejtë, kohë më të shkurtër pritjeje dhe kujdes më të koordinuar për pacientët.

Burimi ATSH

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…