Rama me gazetarët e BE-së: Shqipëria, një vend i lirë ku mund të protestohet

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp sot në selinë e kryeministrisë me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vendet e Bashkimit Europian, u shpreh se Shqipëria është një vend i lirë ku mund të protestohet pa asnjë problem.


Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp sot në selinë e kryeministrisë me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vendet e Bashkimit Europian, u shpreh se Shqipëria është një vend i lirë ku mund të protestohet pa asnjë problem.

I pyetur mbi protestat e organizuara së fundmi kundër investimit në Zvërnec, Rama u shpreh se protesta u provokua nga një akt i shëmtuar dhune nga një rojë sigurie kundër një protestuesi në Zvërnec.

“Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke vështirë të protestosh, di madje edhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë, por vetëm më pak se 20 vjet më parë, në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë”, tha Rama.

Ndaj Kryeministri theksoi se është vërtetë diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem.

“Edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, por nuk është kështu. Është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë, jo vetëm gjatë komunizmit, por edhe pas tij”, shtoi ai.

Së dyti, Rama tha se kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një rojë sigurie kundër një protestuesi në Zvërnec.

Për këtë episod, Kryeministri siguroi se u morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta.

“Roja është arrestuar, drejtori i Policisë së Vlorës u shkarkua dhe ndërkohë njësia e policisë që ishte aty në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për ta ndarë rojën që të mos ta bënte atë akt të neveritshëm është vënë nën hetim”, shtoi ai.

Po ashtu, Kryeministri informoi gazetarët e huaj se kompanisë së sigurisë i është hequr licensa për të vepruar.

“Këtë e kemi bërë ne. Sigurisht akti i dhunës ndezi ndjenjat dhe video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë, për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin vetë, pikëpyetje mbi pronën, pikëpyetje mbi projektin. Pastaj befas çështja u bë më e gjerë. Ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi, po diku gjetkë, ku thuhen të gjitha gjërat e mundshme që në fakt janë legjitime për njerëzit që duan t’i thonë apo t’i besojnë, por nuk kanë të bëjnë aspak me mua, e me ne”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Protestuesit nuk duan të flasin sepse nuk duan të përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Protestuesit nuk duan të flasin sepse nuk duan të përballen me faktet

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se një pjesë e protestuesve shmangin dialogun sepse nuk duan të përballen me faktet, pasi…