Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit dhe duke mbrojtur politikat e qeverisë për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.


Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit dhe duke mbrojtur politikat e qeverisë për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

Duke folur në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, Rama u ndal te thirrja “Shqipëria e shqiptarëve”, të cilën e konsideroi të gabuar dhe të rrezikshme.

“‘Shqipëria e shqiptarëve’? Shqipëria është e Zotit dhe e mikut dhe këtë e thotë Kanuni. Të kujton atë ‘Gjermania është e gjermanëve’. Ajo është raciste, është verbëri dhe thikë pas shpine për të gjithë ata që Shqipërisë i kanë dhënë medaljen e artë pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, tradita shqiptare e mikpritjes dhe kontributi i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vlera që nuk duhet të cenohen nga retorika përjashtuese.

“Kush flet sot për këtë, pështyn mbi varrin e atyre që rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët dhe që i dhanë Shqipërisë nderin e madh në historinë e saj”, tha ai.

Duke iu referuar protestave kundër projektit në Zvërnec, Rama kritikoi mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet çështja e mbrojtjes së mjedisit.

“Unë nuk e kuptoj dot si mund të jesh ambientalist dhe të rrish në një shesh bashkë me lloj-lloj njerëzish që kanë në fjalorin e tyre vetëm sharje. Çfarë ambientalizmi është ky? Kjo është ndotja më e madhe akustike që mund t’i bëhet një shoqërie”, u shpreh kryeministri, teksa nënvizoi se, “Nëse ti je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti je i pari që duhet t’i bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Ti duhet të jesh i pari që duhet të verifikosh të vërtetën mbi bazën e fakteve”, tha ai.

Kryeministri solli në vëmendje moratoriumin e gjuetisë si një nga masat kryesore të ndërmarra nga qeveria për mbrojtjen e faunës.

“Ne jemi shpëtimtarët e faunës së Shqipërisë sepse e vumë 10 vjet moratorium kundër gjuetisë dhe faktet, jo fjalët, tregojnë se si janë rritur dhe shtuar popullsitë e shpendëve dhe kafshëve të Shqipërisë gjatë qeverisjes sonë”, deklaroi Rama.

“Flamingot nuk vinin fare, sepse i priste çiftja, i priste pushka, i prisnin horrat, të cilët kishin liri të bënin masakër në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë. Horrat që e kishin mbushur detin dhe liqenet me tela korrenti dhe vrisnin peshqit me energji elektrike”, tha Rama.

Ai shtoi se statistikat dhe regjistrat zyrtarë të biodiversitetit tregojnë rritje të numrit të shpendëve gjatë viteve të fundit.

“Faktet dhe regjistrat ku janë të regjistruara popullsitë e shpendëve dhe të kafshëve të Shqipërisë tregojnë se si janë rritur dhe shtuar gjatë këtyre viteve”, u shpreh kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, Rama theksuar se mbështetja e marrë në zgjedhje tregon besimin e qytetarëve te qeverisja socialiste.

“Nëse ne do të ishim tradhtarët, nuk do të kishin ardhur për të votuar për Partinë Socialiste mbi 800 mijë shqiptarë. Ne nuk jemi tradhtarët, ne jemi shpëtimtarët e një vendi që kur e morëm ishte i zhytur në llum”, deklaroi Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…