Rama: Integrimi në BE, sfida historike dhe mundësia e madhe e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfida kryesore e Shqipërisë mbetet integrimi në Bashkimin Europian dhe transformimi i vendit në një nivel të ri zhvillimi ekonomik dhe shoqëror.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfida kryesore e Shqipërisë mbetet integrimi në Bashkimin Europian dhe transformimi i vendit në një nivel të ri zhvillimi ekonomik dhe shoqëror.

Duke folur në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet më afër se kurrë realizimit të një objektivi historik.

“Sot është momenti që të mos humbasim më kohën e Shqipërisë, që të mos humbasim më shanset e Shqipërisë, që të mos humbasim më trenat e historisë së këtij vendi. Kemi humbur shumë kohë, kemi humbur shumë mundësi, kemi humbur disa herë trenat e historisë dhe kemi mbetur pastaj në buzë të humnerave si shoqëri”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se Shqipëria sot është më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve për integrimin europian.

“Sot ne jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve”, tha kryeministri, duke theksuar se kjo ëndërr lidhet me orientimin e vendit drejt Europës dhe vlerave perëndimore.

Kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Europian përfaqëson jo vetëm një objektiv politik, por edhe një transformim të thellë të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.

“Amaneti i rilindasve është sot në duart tona”, u shpreh ai, duke shtuar se brezat e sotëm kanë jo vetëm detyrën historike, por edhe mundësinë konkrete për ta çuar përpara këtë vizion.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment ku mund të bëjë një kapërcim të rëndësishëm në zhvillimin e saj, duke u afruar gjithnjë e më shumë me standardet europiane.

GJatë fjalës së tij Rama vlerësoi historinë e forcës politike të PS-së , kontributin e anëtarëve ndër vite dhe rëndësinë e vijimit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Shumë faleminderit për këtë mikpritje në këtë vapë entuziaste. Është vërtet një provë respekti për familjen tonë politike dhe për të gjithë ata që u nderuan sot me medaljen e mirënjohjes. Sot në këtë ditë nuk dua të lë pa përmendur dikë që sot mungon, por pa të cilin Partia Socialiste e Elbasanit nuk do të ishte ajo që është sot”, deklaroi Rama, duke kërkuar një duartrokitje për Qazim Sejdinin.

Ai tha se rrugëtimi i PS nuk ka qenë i lehtë, me plot sfida te së kaluarës dhe kostot e periudhës.

“Është e vështirë sot të flitet për ato kohë, sidomos për gjeneratat më të reja. Ata nuk e kanë plotësisht idenë se çfarë përfaqësonte atëherë koha, rruga dhe sfidat e krijimit dhe konsolidimit të Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se në vitet e para të pluralizmit, të qenit anëtar i Partisë Socialiste shoqërohej me kosto të larta personale, familjare dhe profesionale, ndërsa shumë socialistë përballeshin me vështirësi, përfshirë edhe mungesën e të drejtës së punës për shkak të bindjeve politike.

Rama nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar dhe nuk duhet të humbasë më mundësitë historike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…