Rama: Ria Formosa dhe modeli portugez i zhvillimit të turizmit, shembull për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndau sot një shembull të zhvillimit të turizmit në zonat e mbrojtura si ai i Ria Formosa në jug të Portugalisë dhe transformimin ekonomik të rajonit të Algarve-s.


Kryeministri Edi Rama ndau sot një shembull të zhvillimit të turizmit në zonat e mbrojtura si ai i Ria Formosa në jug të Portugalisë dhe transformimin ekonomik të rajonit të Algarve-s.

Në një postim në rrjetet sociale Rama theksoi se debati mbi zhvillimin në zonat e mbrojtura shpesh paraqitet si një zgjedhje e detyruar mes natyrës dhe ekonomisë, por sipas tij ka shembuj që tregojnë të kundërtën.

“Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë. Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër. Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.

Dhe, shton Kryeministri, “pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë”.

“Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë”, theksoi Rama.

“Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës. Jo përkundër natyrës. Falë natyrës”, u shpreh Rama, duke shtuar se, rezultati ishte “miliarda euro investime private. Mijëra vende pune direkte dhe indirekte. Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave. Të ardhura shumë më të larta për çdo turist. Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit. Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës”.

Dhe ndërkohë, shton Rama, “flamingot janë ende aty. Shpendët migratorë janë ende aty. Laguna është ende aty. Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj”.

Sipas Kryeministrit, mësimi është i thjeshtë.

“Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë. Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë. Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit. Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës”, thekson ai.

“Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori. Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë”, shton Rama.

“E pra, boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vjet! Shqipëria e rilindur turistike do të hyjë me se s’bën në ligën e kampionëve të turizmit botëror, dhe Europa e bota do të na vlerësojnë përfundimisht si vend i bekuar, jo i mallkuar, përfundon Kryeministri Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…