Protesta, Rama: Sulm hibrid nga Irani dhe konkurrenca shkaqet kryesore, nuk tërhiqemi nga investimi në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Zvërnecit, tha se Shqipëria është nën një sulm hibrid, i cili e ka origjinën nga Irani.


Kryeministri Edi Rama, sot gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Zvërnecit, tha se Shqipëria është nën një sulm hibrid, i cili e ka origjinën nga Irani.

Duke iu referuar mesazheve të publikuara në rrjetet sociale, por dhe protestave që pasuan më tej, Rama tha se “kjo është diçka e stisur në mënyrë shumë, shumë djallëzore”.

“Ne kemi një sistem të mbrojtjes nga rrjetet sociale, nga këto sulmet që bëhen nga faktorë të tjerë kundër nesh. Dihet botërisht, nuk është sot, por ka vite që jemi shënjestër e Iranit. Për këtë arsye kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është nga më të mirët në Evropë për sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën digjitale, por kemi mundësi të shohim dhe aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja ka patur pesë herë më shumë përdorues të rrjeteve shqiptare, të rrjeteve sociale që lidhenin me Shqipërinë se çfarë ka patur gjatë gjithë viteve të fundit. Pesë herë më shumë u bë në një ditë kur u shpërnda ajo gjëja”, tha Rama.

Duke folur për rrethimin në Zvërnec, Rama tha se “ishte një skandal i vërtetë ai rrethimi në atë formë, me ato tela sipër, që është përgjegjësi e madhe e atyre shqiptarëve që janë caktuar atje nga kompania për të menaxhuar gjënë. Me atë gardhin me rrjetin me tela, është bërë me IA një si afishe dogane, u bëhej “Stop! Kufiri i Izraelit”. Është hedhur në mënyrë intensive gjithandej narrativa, që këtu do vijnë palestinezët që do të shkulen nga Gaza. Kjo është bërë me një sistem shumë të qartë për ne tanimë në disa xhami. Dhe aty nga njerëz që janë penetruar në atë sistem, është hedhur hirra tek të tjerë që kanë marrë këtë gjë me shqetësim të madh duke e besuar.

“Gjëja më pas ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar përse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe pse kjo narrativë. Por kjo nis duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë që është se si myslimanët shqiptarë – po bëhet film për këtë – myslimanët shqiptarë bashkë me krishterët shqiptarë shpëtuan hebrenjtë. Kjo është një medalje ari që na e kanë dhënë ne dhe ia kanë dhënë Shqipërisë. Dhe që pastaj të bëhen me IA video protestash që nuk ekzistojnë buzë detit me miliona njerëz, ku ka buzë detit me miliona njerëz dhe që të gjitha mediet në Lindjen e Mesme, në Izrael, Amerikë dhe të nxjerrin atë protestën dhe të thonë ja. Është përpjekje për të na bërë gropën dhe nuk duhet shumë për të na bërë gropën. Ky është sulmi që është bërë nga ata që janë armiq të Shqipërisë, Irani, me ata jemi në armiqësi, ata janë armiq me ne. Dhe që e kanë shfrytëzuar këtë moment”, nënvizoi Rama.

Kreu i Qeverisë shtoi se po përdoret edhe mjedisi si faktor nxitës.

“E dyta, nuk e them unë, janë një sërë raportesh jo vetëm të shërbimeve inteligjente evropiane, por edhe publike të instituteve të ndryshme, që nga suedezët etj., që kanë vërtetuar që vendet e mëdha që janë kundër Evropës, kundër BE dhe janë shumë të interesuara të godasin shoqëritë e vendeve që duan të bëhen pjesë e BE e kanë strategji të tyre të përdorin çështje ambientale për të krijuar rrëmujë. Pasi çështjet ambientale prekin shumë njerëz, është strategji. Ka një potencial çështja ambientale”, tha Rama.

Sipas Ramës, faktori i tretë është konkurrenca.

“Ne kemi hyrë tani në një territor ku duhet të matemi shumë mirë dhe duhet të jemi shumë të përgatitur pasi kemi hyrë në territorin e një konkurrence të pamëshirshme. Dhe këtu s’ka lidhje fare me shtetin. Nëse të gjitha mediet greke, nëse një nga burimet kryesore të kësaj lufte kryesore është media sociale dhe jo vetëm greke, kjo nuk lidhet me qeverinë greke, por e bën konkurrenca. E bën konkurrenca dhe hidhet para shumë e madhe për këto luftra. Edhe këtë duhet mbajtur mirë parasysh”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, “ikja e një investimi nga Shqipëria diku nga viti 2009-2010, që shkoi në Mal të Zi, vendosi se çfarë ndodhi me turizmin në 20 vite. Si u bë Mali i zi, si mbetëm ne. Ky investim nuk ikën nga Shqipëria sa të jem unë këtu! Sepse ky investim mund të iki, shkon në Greqi, shkon në Mal të Zi, larg qoftë, shkon diku tjetër, nuk shkon asgjëkundi pak rëndësi ka, por po të iki nga Shqipëria i bije që në të kthejmë përmbys diçka që e kemi ndërtuar kaq vite”, tha Rama.

“Po kur thonë i kemi dhënë pesë kushte, po kur jap dorëheqjen si t’i plotësoj katër kushtet e tjera? Nuk ka shans të bëj negociata. Një gjë është e sigurt që procesi ka qenë shumë strikt. protestuesit kishin thënë se investimi është 27 milione euro dhe po te shikosh kjo është leje që është kthyer mbrapsht. Ne kemi kërkuar një projekt gjithnjë e më të përshtatur me mjedisin, me distanca nga laguna, si dhe me ruajtjen e biodiversitetit dhe parametrave mjedisorë”, theksoi kryeministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…