Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal sot në Porto Montenegro, një investim i konsideruar si motori i parë i transformimit ekonomik të vendit fqinj.


Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal sot në Porto Montenegro, një investim i konsideruar si motori i parë i transformimit ekonomik të vendit fqinj.

Rama kujtoi se ky investim ishte parashikuar të ndodhte në Durrës, ndërkohë që investitori kanadez u detyrua ta largonte projektin nga Shqipëria.

“Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, tha Rama, duke iu drejtuar atyre që protestojnë për investimin në Zvërnec.

Ndërsa shoqërohej nga menaxheri i këtij resorti turistik, Rama theksoi se nuk është fare e qëllimshme, por është krejtësisht e rastësishme që ndodhet në Porto Montenegro për të cilin ka folur disa herë këto ditë.

Kryeministri theksoi se vjen për herë të parë në Porto Montenegro, pasi di mirë historinë se si u ndërtua.

“U ndërtua nga dikush, një burrë i vjetër pasionant nga Kanadaja, i cili trokiti më parë në Shqipëri dhe donte të bënte një port turistik me këtë ambicie në Durrës. E keqtrajtuan dhe e detyruan të largohet duke mos i hapur fare dyert”, tha Rama.

Në Mal të Zi, sipas tij “u hapën dyert e qeverisë, por jo gjithçka shkoi që në fillim ashtu siç duket sot”.

“Ja ku jam sot këtu, sepse këtu Mali i Zi organizon me krenari Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Jam këtu me menaxherin e këtij resorti me nam, që nxori Malin e Zi për herë të parë nga mjegulla e zezë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…