Dogana shqiptare, pjesë e takimit rajonal në Sarajevë kundër trafikimit të armëve të zjarrit

Përfaqësues të Administratës së Doganës Shqiptare morën pjesë në takimin rajonal kundër trafikimit të armëve të zjarrit, i zhvilluar më 2-3 qershor në Sarajevë, në kuadër të projektit të SEESAC, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas njoftimit të Doganës, në aktivitet morën pjesë ekspertë të sigurisë kufitare, administratave doganore dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat e reja në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve dhe komponentëve të tyre, si dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Doganës Shqiptare diskutuan në nivel teknik teksa prezantuan përvojën e administratës në forcimin e kontrolleve doganore, menaxhimin e riskut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për rritjen e sigurisë kufitare.

Sipas Administratës Doganore, pjesëmarrja në forume të tilla rajonale shërben për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe koordinimin e veprimeve mes institucioneve përgjegjëse, në funksion të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të paligjshëm.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta rajonale për forcimin e sigurisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar ndërkufitar.

Lexo më shumë nga

Rama në “Bread & Heart”: Shqipëria po bëhet pikë referimi për arkitekturën ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë me famë botërore, duke u kthyer…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia