Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Investimet e huaja strategjike rrisin vlerën e turizmit shqiptar

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson se investimet e mëdha të huaja në turizmin cilësor janë thelbësore për ta kthyer rritjen e numrit të vizitorëve në përfitime më të mëdha ekonomike për vendin, duke e zhvendosur fokusin nga volumi i turistëve drejt vlerës së krijuar prej tyre.


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson se investimet e mëdha të huaja në turizmin cilësor janë thelbësore për ta kthyer rritjen e numrit të vizitorëve në përfitime më të mëdha ekonomike për vendin, duke e zhvendosur fokusin nga volumi i turistëve drejt vlerës së krijuar prej tyre.

Sipas DHTIT-së, Shqipëria ka regjistruar rritje të qëndrueshme të fluksit turistik gjatë viteve të fundit, por sfida kryesore mbetet rritja e shpenzimeve dhe e vlerës së shtuar që gjeneron çdo vizitor.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 vendi priti rreth 12,5 milionë vizitorë të huaj, rreth 7% më shumë krahasuar me vitin paraardhës dhe 82% më shumë se në vitin 2019, duke shënuar një nga ritmet më të larta të rritjes në rajon.

Megjithatë, Dhoma e Tregtisë vëren se shpenzimi mesatar për turist mbetet më i ulët krahasuar me destinacionet e zhvilluara të rajonit. Sipas saj, modeli aktual i mbështetur kryesisht në turizmin sezonal dhe akomodimin me kosto të ulët kufizon të ardhurat, investimet afatgjata dhe qëndrueshmërinë e punësimit në sektor.

Në këtë kuadër, DHTIT e konsideron projektin me vlerë rreth 4 miliardë euro në Ishullin e Sazanit dhe Zvërnec si një investim me rëndësi strategjike për zhvillimin e turizmit me vlerë të lartë.

Sipas vlerësimit të saj, investimi i parashikuar nga Affinity Partners pritet të krijojë rreth 1 mijë vende pune në komponentin e Sazanit dhe mijëra vende të tjera gjatë zbatimit të plotë të projektit.

Dhoma e Tregtisë thekson se ndikimi i projekteve të kësaj shkalle nuk kufizohet vetëm te punësimi, por shërben edhe si një sinjal pozitiv për investitorët e tjerë ndërkombëtarë, duke forcuar imazhin e Shqipërisë si destinacion për investime në turizëm.

“Megjithatë, efekti i tij ekonomik shkon përtej shifrave të drejtpërdrejta. Një investim i kësaj shkalle dhe i kësaj cilësie funksionon si katalizator: prania e fondeve ndërkombëtare të nivelit të lartë rivlerëson Shqipërinë si destinacion serioz investimi dhe nxit hyrjen e kapitalit dhe operatorëve të tjerë ndërkombëtarë në treg”, thuhet në deklaratën e DHTI.

Sipas DHTIT-së, investimet strategjike japin rezultatet më të mira kur shoqërohen me standarde të qëndrueshme institucionale dhe mjedisore, duke krijuar bazat për një zhvillim konkurrues dhe afatgjatë të sektorit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë u bën thirrje institucioneve, biznesit dhe komuniteteve vendore që investimet strategjike në turizëm të shihen si një mundësi për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare dhe për rritjen e vlerës së krijuar brenda vendit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj mesazh para nisjes së sesionit parlamentar: Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët

Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në nisje të sesionit të ri parlamentar, bëri sot thirrje për bashkëpunim, angazhim dhe…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj mesazh para nisjes së sesionit parlamentar: Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët

Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në nisje të sesionit të ri parlamentar, bëri sot thirrje për bashkëpunim, angazhim dhe…