Rama: Protestat dhe kërkesat për dorëheqje pa kushte, pjesë e manipulimeve politike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se protestat për Zvërnecin dhe kërkesat për dorëheqje pa kushte janë pjesë e manipulimeve politike dhe një narrative të përsëritur, ndërsa theksoi se Reforma në Drejtësi ka krijuar një strukturë të pavarur.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se protestat për Zvërnecin dhe kërkesat për dorëheqje pa kushte janë pjesë e manipulimeve politike dhe një narrative të përsëritur, ndërsa theksoi se Reforma në Drejtësi ka krijuar një strukturë të pavarur.

“Unë di shumë mirë që ata që vijnë protestojnë janë shqiptarë dhe unë nuk u përgjigja ndaj shqiptarëve që vijnë protestojnë, u përgjigja ndaj atyre që thonë: ne duam dorëheqjen pa kushte duke thënë që unë nuk kam fare ftesë për ta”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se ndan protestuesit nga ata që, sipas tij, nxisin kërkesa politike për dorëheqje.

“Nuk janë ata që kam ftuar unë, unë e di mirë cilët janë, e di se si funksionojnë dhe ata janë pjesë e manipuluesve, ndërkohë unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme ose atij grupi në bulevard që nuk kanë lidhje me këta të parët që nuk dalin në bulevard për të kërkuar dorëheqjen time”, u shpreh Rama.

Në vijim, Rama u ndal te thirrjet nga protestuesit për burg, duke e lidhur atë me të kaluarën politike të vendit.

“Sa i përket burgut, kjo është një temë që meriton vetëm një koment nga ana ime: koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë është një kohë që e kemi lënë shumë pas”, theksoi kryeministri.

Rama vlerësoi Reformën në Drejtësi si një proces historik të ndërmarrë nga qeveria e tij, që sipas tij, ka sjellë krijimin e një sistemi të pavarur.

“Dhe unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën më të madhe historike të shqiptarëve dhe Shqipërisë për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët njëlloj, duke i hapur rrugë Reformës në Drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture e cila është tërësisht e pavarur nga unë dhe e cila bën punën në shërbim të drejtësisë”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se debatet dhe reagimet ndaj qeverisë janë të përsëritura dhe nuk përbëjnë risi politike, duke i cilësuar si një skenar të njohur që përsëritet ndër vite.

“Janë gjëra tërësisht të ndara dhe kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve, por unë kam parë shumë nga këto dhe nuk më bëjnë përshtypje fare. Janë film shumë i vjetër që ka gjithmonë të njëjtin fund. Dhe ajo që më vjen keq me ata që vazhdojnë i shkojnë nga pas atyre honxho-bonxhove të tjerë, që janë nën dritare si profesionistë të Shqipërisë, është që janë njëlloj si ata që shkojnë te i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe dhe që personazhi i tyre të triumfojë. Nuk ndodh kjo! Është një film me fund që e kanë parë të gjithë”, deklaroi kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…