Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, marrëveshje për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit veror

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruan sot marrëveshjen për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026


Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruan sot marrëveshjen për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026.

Për të nënshkruar marrëveshjen, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit homologun e tij, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak. Gjithashtu, marrëveshja synon të intensifikojë angazhimin e përbashkët të efektivëve të të dyja policive për parandalimin e aksidenteve rrugore, konstatimin e shkeljeve rrugore, menaxhimin e flukseve të lëvizjes, shmangien e trafikut, goditjen e krimeve ndërkufitare dhe rritjen e vigjilencës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Hita, gjatë fjalës së tij, vlerësoi lart partneritetin me Policinë e Kosovës dhe theksoi se kjo qasje bashkëpunimi, pa barriera, ka dhënë rezultate konkrete në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, si dhe kundër migracionit të paligjshëm dhe në drejtim të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Drejtori shtoi se, për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, janë shtuar dronët, radarët dhe automjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, të cilat kanë minimizuar kontaktin fizik të punonjësve të Policisë Rrugore me drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë rritur transparencën dhe besimin e publikut.

Ndërkaq, Hoxha konfirmoi gatishmërinë e plotë të efektivëve të përzgjedhur për të shërbyer me korrektësi, profesionalizëm dhe humanizëm, krah efektivëve shqiptarë, në afërsi të zonave bregdetare dhe turistike, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore.

Gjithashtu, Hoxha konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë në shkëmbimin e inteligjencës kriminale, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.

Në përfundim të takimit, dy drejtorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit turistik 2026, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…