Ngjarja në Zvërnec, Rama: Një shtet matet me mënyrën si reagon

Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryeministër, Edi Rama deklaroi sot se ajo që ndodhi në Zvërnec ishte skandaloze, por shtoi ai, reagimi i shtetit ishte i duhuri.


Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryeministër, Edi Rama deklaroi sot se ajo që ndodhi në Zvërnec ishte skandaloze, por shtoi ai, reagimi i shtetit ishte i duhuri.

Në fjalën e mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, të zhvilluar në qytetin e Beratit, Rama u shpreh se, “çfarë duhet të bëjë më shumë një shtet kur ndodh diçka e tillë, sepse në fund të ditës asnjë shtet, as shteti më i përparuar dhe më demokratik nuk matet me gjërat që edhe ndodhin, por matet me mënyrën si reagon, se kudo ndodhin gjëra, sidomos në vendet që janë vende të lira, demokratike, e tjerë, e tjerë.

Atëherë çfarë duhet të bëjë më shumë qeveria dhe shteti? Arrestimin e personit, vënien në ndjekje penale të të gjithë rojave të sigurisë private aty, heqjen e licensës së kompanisë së sigurisë private, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, vënien nën hetim të të gjithë zinxhirit në Policinë vendore të Vlorës për atë indiferencë që treguan aty. Tani, çfarë duhet të bëjmë dhe si mund të vazhdohet të tirret kjo gjë? A nuk ju duket pak e çuditshme kjo?”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “në fakt nuk është e çuditshme, sepse është manipulim dhe pastaj nga ana tjetër ky është një moment tjetër për të kujtuar se sa herë jemi nisur të bëjmë gjëra pak më të mëdha sesa ato të zakonshmet gjithmonë kemi hasur në lloj-lloj kundërshtirash. Është okay, jemi në një vend demokratik”.

“Kjo nuk është Shqipëria që unë dua për dekadën tjetër. Kjo nuk është Shqipëria që duhet të mjaftohet me hyrjen në Bashkimin Europian thjesht dhe vetëm duke bërë të gjitha ato detyrat e shtëpisë. Po kjo është një Shqipëri që i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një vend që jo të ketë zili të tjerët, por ta kenë zili të tjerët”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se, “ka vende të vogla që bota i ka zili. Çfarë i mungon Shqipërisë? Asgjë nuk i mungon! Çfarë i duhet Shqipërisë? I duhet vendosmëri, i duhet durim, i duhet lidership, i duhet edhe mbi të gjitha këmbëngulje shumë e madhe, dhe këto unë besoj që si në ditë të mira, si në ditë më pak të mira mua dhe juve nuk na mungojnë”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…