Hoxha në Prishtinë: Dialogu Kosovë-Serbi, rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Kosovë, Prishtinë, ku u takua me kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Kosovë, Prishtinë, ku u takua me kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, të cilin e përgëzoi për marrjen e drejtimit të partisë në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Kosovë.

Hoxha shprehu gjithashtu vlerësimin për kontributin e ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, duke theksuar rolin e tij në drejtimin e partisë ndër vite dhe në avancimin e agjendës shtetërore të Kosovës, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për integrimin euroatlantik të vendit.

Gjatë takimit, Hoxha bëri me dije se “diskutuan edhe mbi rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe rolin konstruktiv që Aleanca mund të luajë në ndërtimin e konsensusit politik, veçanërisht në funksion të proceseve të rëndësishme institucionale që e presin vendin, përfshirë zgjedhjen e Presidentit”.

Hoxha theksoi se dialogu ndërmjet Kosovë dhe Serbi mbetet rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve, forcimit të paqes së qëndrueshme dhe avancimit të integrimit evropian.

“Theksova rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve, konsolidimit të paqes së qëndrueshme dhe përparimit në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj çdo veprimi që cenon sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Hoxha.

Hoxha riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipëri për Kosovën teksa shton se “në çdo kohë dhe në çdo aspekt, si për forcimin e demokracisë, institucioneve dhe zhvillimit të saj, ashtu edhe për konsolidimin e rolit të Kosovës si faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…