Rama: Kreshnik Tartari legjendë e sportit shqiptar

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit dhe trajnerit legjendar të “Dinamos” dhe Kombëtares, Kreshnik Tartari.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit dhe trajnerit legjendar të “Dinamos” dhe Kombëtares, Kreshnik Tartari.

“Lamtumirë miku im i dashur. U prehsh në paqe, Kreshnik Tartari, legjendë e sportit shqiptar, kampion dhe prodhues kampionesh që sfiduan me krenari Europën e volejbollit të femrave, kur Europa ishte një planet tjetër”, shkruan Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Kreshnik Tartari u nda dje nga jeta në moshën 83-vjeçare. I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, me 55 vite në volejboll dhe mbi 2000 ndeshje zyrtare, ai mbetet një prej figurave më emblematike të këtij sporti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv.

Ndarja nga jeta e mjeshtrit Tartari është një humbje e madhe për sportin shqiptar. Ai do të kujtohet si një nga figurat që i dha lavdi volejbollit shqiptar dhe si një prej arkitektëve të sukseseve më të mëdha të këtij sporti në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…