Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë në këtë detyrë, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve përbëjnë një partneritet strategjik të bazuar në histori të përbashkët, interes kombëtar dhe vizion euroatlantik.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë në këtë detyrë, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve përbëjnë një partneritet strategjik të bazuar në histori të përbashkët, interes kombëtar dhe vizion euroatlantik.

Në një konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, Hoxha e cilësoi vizitën si një moment “unik dhe thellësisht emocional” në karrierën e tij diplomatike 36-vjeçare.

“Jam këtu për të intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike, që ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se Kosova mbetet “prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë”, duke nënvizuar se zhvillimet në Prishtinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Tiranë.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përkthehet në më shumë projekte konkrete dhe më pak burokraci, si dhe në rritje të koordinimit institucional në të gjitha nivelet diplomatike.

Hoxha vlerësoi se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe se pavarësia e saj është dëshmuar si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ai bëri thirrje për mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe UNESCO-n.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një zhvillim pozitiv për të gjithë qytetarët e saj, pasi garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave”, deklaroi Hoxha.

Po ashtu, ai theksoi se integrimi në UNESCO do të ndihmonte në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Kosovës.

Duke folur për sigurinë, Ministri nënvizoi rëndësinë e pranisë së NATO-s dhe rolit të KFOR-it në Kosovë, duke e cilësuar atë si garanci kyçe për stabilitetin rajonal.

“Pa një Kosovë të sigurt nuk mund të ketë as rajon dhe as Evropë të sigurt”, tha Hoxha, duke shtuar se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj të plotë në kuadër të NATO-s.

Ai përmendi gjithashtu se Shqipëria nuk do të tolerojë asnjë cenim të sigurisë së Kosovës, duke iu referuar edhe sulmeve të fundit në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc, për të cilat kërkoi llogaridhënie të plotë.

Në fokus të diskutimeve, sipas tij, ishin edhe projektet strategjike infrastrukturore, përfshirë hekurudhën Durrës–Prishtinë, bashkëpunimin energjetik dhe zhvillimin e korridoreve të transportit.

“Janë investime strategjike që thellojnë integrimin ekonomik dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh ministri.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës shqiptare si “urë lidhëse dhe potencial zhvillimi”, duke paralajmëruar shtim të projekteve të përbashkëta në arsim, kulturë dhe diplomaci publike.

Në përfundim, Hoxha uroi zhvillim të suksesshëm të procesit zgjedhor në Kosovë dhe formim të institucioneve të reja në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Ai theksoi se çdo formë presioni apo ndërhyrjeje nga jashtë është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet demokratike.

“Respektimi i sovranitetit dhe i së drejtës së qytetarëve për të votuar të lirë mbetet parakusht themelor për çdo shoqëri demokratike”, deklaroi Hoxha.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…