Rama: Udhërrëfyesi Kombëtar 2030 me objektiva konkrete për zhvillimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar Udhërrëfyesin Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, një dokument strategjik që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në fund të kësaj dekade.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar Udhërrëfyesin Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, një dokument strategjik që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në fund të kësaj dekade.

Në podkastin “FLASIM”, Rama theksoi se vendimi u mor menjëherë pas hapjes së fazës përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhet drejtpërdrejt me vizionin për Shqipërinë e vitit 2030.

“Menjëherë pas asaj dite të shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, puna e institucioneve do të vijojë të fokusohet në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian, paralelisht me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, ne në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës”, deklaroi Rama.

Kryeministri njoftoi gjithashtu miratimin e një partneriteti strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, që synon mbështetjen e Shqipërisë në fusha kyçe të zhvillimit.

“Po ashtu, kemi miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit, duke filluar nga kapitali njerëzor dhe transformimi ekonomik, te rritja e gjelbër, drejtësia gjithmonë dhe pa dyshim, si dhe, në tërësi, forcimi i institucioneve”, tha ai.

Rama vuri në dukje se procesi i integrimit europian nuk duhet parë vetëm si një proces teknik negociatash me institucionet e Bashkimit Europian, por si një projekt transformimi i vendit.

“Shpesh integrimi europian, rruga e negociatave, përmbushja e detyrave për kapitujt përkatës, shihen vetëm si një proces i ndarë, si një proces që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe Komisionit Europian, por në fakt integrimi është shumë më tepër se kaq”, theksoi ai.

Sipas Kryeministrit, integrimi lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e institucioneve më të forta dhe me përgatitjen e Shqipërisë për standardet europiane.

“Ai lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit, për të planifikuar zhvillimin afatgjatë, por edhe me domosdoshmërinë për ta përgatitur Shqipërinë, për ta jetësuar në hapësirën e republikës sonë vendin e standardeve dhe të përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe të qytetarit në raport me shtetin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…