Rama: Albanian Digital Solutions kompetenca të ndara me AKSHI-n

Kryeministri Edi Rama prezantoi krijimin e kompanisë publike “Albanian Digital Solutions” (ADS), të cilën e cilësoi si një hap të ri në transformimin digjital të administratës publike dhe qeverisjes në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama prezantoi krijimin e kompanisë publike “Albanian Digital Solutions” (ADS), të cilën e cilësoi si një hap të ri në transformimin digjital të administratës publike dhe qeverisjes në Shqipëri.

Në podkastin “FLASIM”, Rama tha se pas digjitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike përmes platformës e-Albania, vendi po hyn në një fazë të re ku teknologjia dhe inovacioni do të shtrihen më thellë në funksionimin e shtetit.

“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, ‘Albanian Digital Solutions’, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes ‘e-Albania’-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, ADS do të funksionojë si një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sektorin publik.

“Po krijojmë, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Rama vuri në dukje se interesi për inovacionin dhe sipërmarrjen teknologjike në vend po rritet ndjeshëm, duke sjellë si shembull numrin e lartë të aplikimeve në programet mbështetëse.

“Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin ‘Startup Albania’ dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik”, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se sfida e radhës mbetet forcimi i inovacionit dhe teknologjisë edhe në sektorin privat.

“Por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shpjegoi se krijimi i ADS lidhet edhe me riorganizimin e strukturave të teknologjisë së informacionit në administratë, ku rolet e AKSHI-t dhe kompanisë së re do të jenë të ndara.

“Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa ‘Albanian Digital Solutions’, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, krijimi i ADS synon të përshpejtojë zhvillimin e qeverisjes elektronike dhe të forcojë kapacitetet vendase në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…