Rama: PS, e vetmja forcë politike që ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se PS ka provuar më shumë se sa njëherë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se PS ka provuar më shumë se sa njëherë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Dibër, Rama u shpreh se historia e PS-së nuk nis me momentin kur hyri ai vetë apo Ulsi Manja në parti, por nis në momentin kur socialistët dhe progresistët bënë zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke u dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare.

Kryeministri kujtoi atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik Fatos Nano, bombardoheshin nga të katër anët si të lidhur me Beogradin.

“Ata që i bombardonin ishin ata që ditën flisnin për Kosovën dhe natën thyenin embargon që bota demokratike i kishte vënë Sllobodan Millosheviçit dhe i shisnin naftë për të furnizuar makinerinë fashiste të spastrimit etnik”, tha Rama.

Sipas tij, ishte pikërisht PS dhe njëra pas tjetrën qeveritë e PS-së, duke filluar nga qeveria e Fatos Nanos që nuk lanë asnjë gjë pa bërë për ta mbështetur hapur UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës.

Po ashtu, Rama theksoi se PS ka pasur qysh në ditën e parë një raport shumë të kthjellët me të shkuarën.

“Ndryshe nga ata që u paraqitën si forca e të ardhmes dhe e kthyen Shqipërinë përmbys në më shumë e sa një rast duke sjellë vetëm rrëmujë, sherr, konflikt, deri edhe konflikt të armatosur dhe shkatërrim, PS diti shumë mirë të ndahet nga diktatura në mënyrë të qartë por asnjëherë të mos e mjegullojë vështrimin mbi luftën nacionalçlirimtare dhe mbi historinë e vërtetë të çlirimit të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama nënvizoi po ashtu edhe qasjen qytetare dhe europiane të PS-së ndaj shoqërisë dhe ndaj botës.

“Është pikërisht marrëdhënia e kësaj partie me shoqërinë dhe botën, një marrëdhënie e materializuar si marrëdhënie qytetarie në kuptimin e respektimit të lirive dhe të drejtave të të tjerëve”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…