Ambasadori Velaj pritet nga Kryetari i Bashkisë së Innsbruckut

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, pati kënaqësinë të zhvillojë një vizitë te Kryetari i Bashkisë së Innsbruckut, Johannes Anzengruber.


Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, pati kënaqësinë të zhvillojë një vizitë te Kryetari i Bashkisë së Innsbruckut, Johannes Anzengruber.

Gjatë takimit, me Kryetarin e Bashkisë, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Aeroportit të Innsbruckut, u diskutuan disa mundësi për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Tirolit dhe Shqipërisë, ndër të cilat:
• krijimi i një fluturimi charter nga Innsbrucku në Tiranë dhe, në një fazë të mëvonshme, edhe në Vlorë;
• organizimi i një programi trajnimi nga Shkolla e Turizmit e Tirolit për Shqipërinë e Veriut;
• vendosja e një pllake përkujtimore në godinën ku ka banuar Tahsin Jonuzi.

Në këtë kuadër, Ambasadori Velaj vuri në dukje figurën e shquar të Tahsin Jonuzit, i cili studioi në Universitetin e Innsbruckut nga viti 1932 deri në vitin 1937 dhe u nderua me Medalje Ari. Pas kthimit në Shqipëri, ai iu përkushtua me përkushtim profesionit të tij dhe zhvillimit të vendit. Gjatë pushtimit gjerman, refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit dhe, për këtë arsye, u deportua në kampin e përqendrimit të Mauthausenit, nga ku nuk u kthye më.

Tahsin Jonuzi është gjithashtu babai i piktorit të njohur Nestor Jonuzi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar gatishmërinë e të dyja palëve për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Tirolit dhe Shqipërisë në fusha me interes të përbashkët.

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.