35-vjetori i themelimit në Korçë, Rama: PS e ka ngjitur Shqipërinë një majë më lart drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Korçë


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Korçë ku u ndal tek 26 maji i dy ditëve më parë kur Shqipëria zhvilloi konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Evropian pas miratimit të raportit të ndërmjetëm IBAR.

Rama tha se, PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart në rrugën drejt majës që, sipas tij, është amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve të shqiptarëve.

“Maja ku gjendet shtëpia e Europës së bashkuar dhe ku, pa asnjë diskutim, ne do të vendosim me çdo kusht flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit”, tha Rama.

Sipas tij, Partia Socialiste është forca e vetme politike që në këto 35 vite ka dëshmuar se është në gjendje të ketë një marrëdhënie të drejtë me interesin kombëtar, me të shkuarën dhe me botën.

“Është krenaria jonë që, pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi, ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari, kudo ku ndodhet në botë, dhe i kemi dhënë Shqipërisë dhe emrit të saj një tingëllim krejt tjetër nga ai që kishte jo shumë vite më parë”, tha Rama.

“Mbi të gjitha është krenaria jonë që sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur fazën e çeljes së të gjithë kapitujve për negociatat dhe tani kemi hyrë në fazën e mbylljes së tyre”, tha ai.

Duke iu referuar kundërshtarëve, Rama u shpreh se, “çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk do të thonë. Por le të thonë ç’të duan. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…