Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Moment i rëndësishëm, pro anëtarësimit dhe pa të drejtë vetoje

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim.

Në fjalën e tij përpara nisjes së Konferencës ndërqeveritare, Rama u shpreh se, “është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë”.

Kreu i qeverisë nënvizoi se, “është një moment ku gjysma e punës – nëse duhet ta them kështu – e kapitujve të hapur, do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet”.

I pyetur lidhur me mundësinë që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara, Rama u shpreh se, “unë, në fakt, i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën, sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që në qoftë se bëhet si duhet është gjëja e duhur për t’u bërë”.

“Pra, e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet, sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari, me një union real politik dhe së dyti, me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian”, tha Rama.

I pyetur se për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë vetoje, Rama tha se, “Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më proatlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…