Rama në Bruksel, pritet nga homologu belg De Wever

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.

Sot në Bruksel do të mbahet, Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Agjencia për Media dhe Informim informoi sot mbi agjendën e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, e cila vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), që konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) përcakton po ashtu kushtet për mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencë në krye të një delegacioni të përbërë nga ministrat e kabinetit qeveritar.

“Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë me ritëm të qëndrueshëm procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, brenda kësaj dekade”, thuhet në njoftimin për shtyp të MIA-s.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama, sërish ftesë për dialog me studentë dhe pedagogë

Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sërish sot studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën të ulen në dialog, duke shprehur gatishmërinë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama, sërish ftesë për dialog me studentë dhe pedagogë

Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sërish sot studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën të ulen në dialog, duke shprehur gatishmërinë…