Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të vendit.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të vendit.

Në aktivitetin e zhvilluar në Durrës me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, Rama tha se Shqipëria ka shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike gjatë viteve të fundit.

“Ky sot është një vend që kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim. Sot ka kaluar 27 miliardë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, paga mesatare një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme, sot është 912 euro, ndërsa paga mesatare në sektorin publik është 1086 euro.

Rama tha gjithashtu se borxhi publik ka zbritur nën 50% dhe të ardhurat janë rritur pa rritur taksat.

Ai theksoi se kreditë bankare kanë arritur në 10 miliardë euro, ndërsa kreditë e këqija kanë zbritur nga 25%, në 3%.

“Investimet e huaja direkte ishin 300 milionë euro, 400 në rastin më të mirë në vit. Viti i shkuar u mbyll me 1,063 miliardë euro dhe do të vazhdojnë të rriten investimet e huaja dhe të brendshme”, tha Rama.

Rama siguroi se rruga e transformimit të vendit do të vijojë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…