Rama: 301 mjekë dhe infermierë në 36 qendrat shëndetësore verore, shëmbëlltyra e shtetit për turistët

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Durrësi se ky sezon veror pritet të sjellë një numër më të lartë vizitorësh në plazhet e bregdetit tonë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Durrësi se ky sezon veror pritet të sjellë një numër më të lartë vizitorësh në plazhet e bregdetit tonë.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala si edhe mjekë dhe infermierë të Qendrave Shëndetësore Verore, Rama tha se “vëmendja jonë përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin është e lartë”.

Ai theksoi se “roli i mjekëve dhe infermierëve në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm, qoftë sa i përket detyrës që lidhet me përkujdesjen ndaj atyre që trokasin në dyert e qendrave shëndetësore verore, qoftë edhe për Shqipërinë që përmes jush ju flet dhe ju thotë diçka për veten”.

“Qendrat verore shëndetësore janë një eksperiencë e konsoliduar, e iniciuar disa vite më parë, me një numër më të vogël profesionistësh të përfshirë, por edhe me një rezultat kuptimplotë, që na ka bërë të kuptojmë më së miri qoftë rëndësinë e tyre, për ata që kanë një mendim të parë, dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni”, tha Rama.

Ai shtoi se këtë vit numri i qendrave është rritur, po ashtu edhe numri i mjekëve dhe infermierëve.

“Nga leximi i sezonit të shkuar në këtë aspekt ka dalë nevoja për ta bërë një hap të tillë. Ne presim që numri i turistëve të konsolidohet në atë nivel që ishte në vitin e shkuar dhe në momente të caktuara të vitit të rritet. Shifrat nga porti flasin për rritje, por po të shohim në tërësi, shifrat që nga janari, kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese. Është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të përmbushur misionin në të gjitha aspektet”, vijoi ai.

“Shteti shihet tek uniformat e policisë dhe mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta. Kjo është një arsye më shumë që punën e mirë në vitet e shkuara ta përmirësojmë edhe më tej. Mbi të gjitha duke vendosur në kryefjalën e misionit të çdo ditë njerëzillëkun e atyre që vijnë dhe trokasin. Kjo vlen si për turistët, por edhe për banorët apo pushuesit pranë qendrave. Kjo vlen edhe për vetë ekonominë e vendit, sepse marrja e shërbimeve të mira dhe shërbimeve njerëzore dhe mbresëlënëse nga pikëpamja e sjelljes e bëjnë njeriun shumë më pozitiv ndaj vendit ku gjendet dhe stimulojnë edhe rikthimin e tij apo ardhjen e të tjerëve”, pohoi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama u ndal te përshtypjet e turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë, ku krahas pushimeve, shpesh u dhet edhe të marrin shërbim shëndetësor në spitalet tona.

“E them me shumë kënaqësi që përshtypjet kanë qenë tejet pozitive, si fillim nga mënyra e komunikimit të personelit shëndetësor. Do të ishte jashtëzakonisht më mirë sikur këto përshtypje të ishin të të gjithëve. Realiteti është përditë e më pozitiv”, tha Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…