Rama: Nesër në Bruksel vuloset përmbyllja e fazës hyrëse të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama deklaroi se në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian që zhvillohet nesër në Bruksel, pritet të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama deklaroi se në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian që zhvillohet nesër në Bruksel, pritet të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Gjatë fjalës së mbajtur sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialist në Durrës, Rama u shpreh se Shqipëria, pasi ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord, konsiderohet tashmë e gatshme për të nisur procesin e mbylljes së kapitujve.

Kreu i Qeverisë nënvizoi se “konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Europian, me synimin që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027”.

“Prej pak vitesh, por gjithmonë e më shumë vit pas viti, dhe muaj pas muaji Evropa nuk është një horizont siç ju jeni mësuar të shihni matanë detit dhe siç ishim mësuar ta shihnim Evropën dhe BE-në. Por, është një majë që tanimë e prekim me sy, rrugën drejt të cilës e kemi tërësisht të piketuar edhe kohën për ta përshkuar atë rrugë e kemi të planifikuar jo ne, por ne së bashku me BE-në”, tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është sot më afër se kurrë anëtarësimit në BE, ndërsa duke iu referuar kundërshtarëve politikë, deklaroi se “Shqipërinë në BE do ta anëtarësojë Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, Rama ndaloi edhe te historia dhe identiteti politik i PS-së, duke theksuar se Partia Socialiste e ka të shkruar në ADN-në e saj orientimin antifashist, liberal dhe lidhjen me vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare.

Rama u ndal te raporti i Partisë Socialiste me të shkuarën komuniste, duke thënë se PS ka refuzuar komunizmin për pasojat që ai prodhoi.

“PS e ka të regjistruar në ADN-në e vet, qysh në hapat e parë, edhe raportin me atë pjesë të së shkuarës që lidhet me diktaturën komuniste. Të tjerët kanë luftuar dhe luftojnë sot komunistët, ndërkohë që PS i ka vlerësuar komunistët për atë që ata kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar.

Nuk është rastësi që sot e gjithë ditën, në anën tjetër, vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. E komunizmit që, siç e përcakton Václav Havel, formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomunist”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Modernizimi i Kuvendit me IA, Peleshi takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe POPVOX Foundation

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe të POPVOX Foundation, në kuadër të…