“Aulona Inter Folk” sjell atmosferë festive në Vlorë me 300 artistë nga Europa dhe bota

Tingujt e muzikës tradicionale, vallet karakteristike dhe kostumet shumëngjyrëshe nga kultura të ndryshme të botës kanë pushtuar prej dy ditësh qytetin e Vlorës, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar “Aulona Inter Folk”, që ka bërë bashkë rreth 300 artistë nga Europa dhe më gjerë.


Tingujt e muzikës tradicionale, vallet karakteristike dhe kostumet shumëngjyrëshe nga kultura të ndryshme të botës kanë pushtuar prej dy ditësh qytetin e Vlorës, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar “Aulona Inter Folk”, që ka bërë bashkë rreth 300 artistë nga Europa dhe më gjerë.

Prej dy ditësh, qyteti është shndërruar në një skenë të hapur folklori, ku ngjyrat e kostumeve tradicionale, tingujt karakteristikë të muzikës popullore dhe ritmet e valleve nga kultura të ndryshme kanë sjellë një atmosferë festive në sheshet dhe rrugët e Vlorës.

Drejtori i përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli në një intervistë për ATSH-në tha se “gjatë dy ditëve të festivalit grupet dhe ansamblet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Italia, Polonia, Gjeorgjia, Burundi e Kili sollën për të pranishmit repertor të larmishëm dhe të pasur me këngë dhe valle nga vendet e tyre”.

Në skenën e “Aulona Folk Festival” grupet pjesëmarrëse shkëlqyen me performancën e tyre të jashtëzakonshme dhe magjepsëse.

“Interpretimet plot energji mahnitën publikun e shumtë, i cili kishte tejmbushur sheshin përpara stadiumit “Flamurtari” të Vlorës, duke i kthyer dy mbrëmjet në një festë të vërtetë të kulturës”, tha Gjokoli.

Grupet pjesëmarrëse janë Ansambli folklorik “Albafolk”, Tiranë; Akademia “Star Dance”, Vlorë; Ermelinda Bixhaku këngëtare e muzikës popullore; Ansambli “Krahu i shqiponjës-Taip Madani”, Vlorë; grupi “Malli i Mërgimtarit”, Patra; Trupa Kulturore e Burundit e quajtur “Vumera”, që vjen nga kryeqyteti i vendit Bujumbura, kontinenti i Afrikës; ansambli folklorik “Avgerinos”, nga Janina, Greqi; ansambli folklorik “Marduk” nga Gjeorgjia; grupi folklorik “I Peddaroti” nga Italia dhe ansambli folklorik “Proarchi”, Santiago nga Kili; SHKA “Malësori”, Gjonaj nga Kosova; ansambli “Sloga”, Denovici nga Mali i Zi.

Një nga momentet më të spikatura të festivalit ishte parada e kostumeve kombëtare dhe botërore në Sheshin Historik të Flamurit. Bulevardi “Ismail Qemali” u mbush me ngjyra, muzikë dhe ritme vallesh, ndërsa qytetarë e turistë ndoqën nga afër këtë spektakël kulturor që i dha një tjetër energji qytetit.

Mbrëmjen e sotme festivali do të mbyllë siparin me ndarjen e çmimeve nga juria, duke vlerësuar performancat më të mira të këtij aktiviteti që tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore për Vlorën dhe më gjerë.

Festivali zhvillohet me mbështetjen kryesore të bashkisë Vlorë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve si dhe donatorë të tjerë.

Marrë nga ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…