Gonxhja: Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare, ura që lidhin kulturat e dy popujve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare përfaqësojnë jo vetëm mjeshtëri artizanale, por edhe identitetin dhe shpirtin kulturor të dy popujve.


Tradita, arti dhe kujtesa historike u bashkuan në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vyshyvankës Ukrainase, një moment që vuri në pah lidhjet kulturore mes Ukrainës dhe Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare përfaqësojnë jo vetëm mjeshtëri artizanale, por edhe identitetin dhe shpirtin kulturor të dy popujve.

Sipas Gonxhes, secila prej tyre mbart simbolikë dhe histori të veçantë, duke dëshmuar vlerat e trashëgimisë kulturore që janë ruajtur ndër shekuj.

“Falë përkushtimit të artizanëve dhe bartësve të dijebërjes tradicionale, këto pasuri vijojnë të ruhen dhe të transmetohen ndër breza, duke forcuar dialogun kulturor dhe urat e bashkëpunimit mes dy vendeve”, u shpreh ministri.

Aktiviteti solli në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore dhe artizanale, si dhe rolin që kultura luan në afrimin e popujve dhe promovimin e vlerave të përbashkëta europiane.

Xhubleta shqiptare, e përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, mbetet një nga simbolet më përfaqësuese të identitetit kulturor shqiptar, ndërsa Vyshyvanka konsiderohet simbol i rëndësishëm i traditës dhe historisë ukrainase.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…