Shuhet aktori Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare

Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Lajmin e hidhur e bën të ditur aktori Mevlan Shanaj.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e Vlorës, më 15 mars 1942. Në vitin 1961 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Pas përfundimit të saj, punoi për disa vite si mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.

Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965-1969). Pas diplomimit, nga viti 1969 e në vijim, ai u angazhua si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, ku më vonë shërbeu edhe si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në periudhën 1989-1994.

Në skenë dhe ekran, Hasko u dallua veçanërisht në role të karakterit komik dhe popullor.

Në teatër interpretoi figura si Milo Tafani në komedinë “Shi në plazh” (1983) nga Teodor Laço, Abaz Kola në “Shtëpia me dy porta” (1984) nga Ruzhdi Pulaha, si dhe Shazo në “Familja e peshkatarit” (1984) nga Sulejman Pitarka.

Ai njihej për një natyrë të veçantë interpretuese, ku elementët komikë dhe “fshatarakë” të karaktereve i kthente në pjesë të stilit të tij artistik, duke krijuar një mënyrë loje origjinale dhe të vështirë për t’u përsëritur. Individualiteti i tij u formësua veçanërisht në kinematografi, ku në role dytësore ndërtonte tipa të gjallë, me origjinalitet plastik dhe shprehje të fortë skenike.

Lapsi.al

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Shqipëria, ndër vendet me fluksin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i cili nënvizoi se ky pozicion…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia