
EU4Trade, mbështetje rritjes së standardeve në prodhimin e fidanëve në Shqipëri dhe Kosovë
Bashkimi Europian po mbështet Shqipërinë dhe Kosovën, në rritjen e standardeve në prodhimin dhe monitorimin e shëndetit të bimëve përmes projektit “EU4Trade”.

Bashkimi Europian po mbështet Shqipërinë dhe Kosovën, në rritjen e standardeve në prodhimin dhe monitorimin e shëndetit të bimëve përmes projektit “EU4Trade”.
Në këtë kuadër, këtë fundjavë në Prizren u zhvillua takimi i përbashkët i inspektorëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Bimëve, si dhe nga Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë trajnimit u prezantuan praktikat dhe metodologjitë bashkëkohore të monitorimit dhe kontrollit fitosanitar të fruta-perimeve, me synim përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë së produkteve bimore.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e harmonizimit të procedurave me standardet e Bashkimit Europian, si një hap i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së prodhimit dhe lehtësimin e tregtisë rajonale.
Ky takim u vlerësua nga specialistët si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e mbrojtjes së bimëve.
Burimi ATSH


















