Michal: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, aleate e rëndësishme e NATO-s

Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal vlerësoi Shqipërinë si një aleate të rëndësishme të aleancës së NATO-s dhe shprehu mbështetjen e Estonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.


Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal vlerësoi Shqipërinë si një aleate të rëndësishme të aleancës së NATO-s dhe shprehu mbështetjen e Estonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë një deklarate të përbashkët për medie sot nga Estonia, me Kryeministrin Edi Rama, Michal, theksoi bashkëpunimin e dy vendeve si aleate të NATO-s.

“Shqipëria është një aleate shumë e rëndësishme në NATO. Faleminderit për kontributin tuaj në sigurinë e Rajonit Baltik”, u shpreh Michal në fjalën e tij.

Kryeministri estonez theksoi se, megjithëse dy vendet ndahen nga një distancë prej më shumë se dy mijë kilometrash, ato ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë europiane.

“Ka më shumë se dy mijë kilometra distancë mes vendeve tona, por ne ndajmë të njëjtën pikëpamje, sepse siguria jonë është e ndërlidhur. Ndërsa i afrohemi samitit të ardhshëm për sigurinë, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj”, deklaroi ai.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Michal tha se objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe se sulmet ndaj popullit ukrainas vijojnë çdo ditë.

“Rusia nuk është e pamundur të mposhtet dhe ne po punojmë së bashku për një paqe të drejtë dhe afatgjatë në Ukrainë”, tha kryeministri estonez.

Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Estonisë për integrimin europian të Shqipërisë.

“Ukraina i përket familjes europiane dhe kështu edhe Shqipëria. Estonia e mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe ne kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Vazhdoni me reformat për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tuaj. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe Bashkimi Europian do të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Michal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…