Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët sot me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal në Tallinn, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit teknologjik dhe inovacionit digjital.


Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët sot me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal në Tallinn, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit teknologjik dhe inovacionit digjital.

Rama e cilësoi Estoninë si “një laborator të së ardhmes” për mënyrën se si vendi baltik ka ndërtuar një shtet modern dhe të orientuar drejt teknologjisë.

Rama tha se Shqipëria e sheh Estoninë si një shembull frymëzues për transformimin digjital dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Sipas Ramës, Shqipëria synon të ndjekë modelin estonez, duke theksuar se 95% e shërbimeve publike tashmë ofrohen online.

“Më së pari dua të shpreh mirënjohjen që më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet të cilin e kam imagjinuar gjithmonë si një laborator të së ardhmes që shkruhet dita-ditës. Është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën dua t’u them qytetarëve të Estonisë që kemi admirim të plotë për të, të cilët në vend që të vendosin të jetojnë në muze, kanë vendosur që të jetojnë në të ardhmen dhe kjo e bën Estoninë atë qytetin që shkëlqen majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria, pasi jemi të vegjël dhe kemi nevojë për shembuj të tillë.

“Dua t’ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe më duhet të them se kishit ushqim shumë të mirë këtu, që nuk është diçka që do ta prisja. Ndërkohë, faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe që ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “kërcimi i tigrit” në ecjen përpara dhe në mënyrën sesi ju mendoni e veproni për të bërë këtë kërcim të dytë për t’iu përgjigjur sfidave të epokës së re të inteligjencës artificiale”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te rëndësia e inteligjencës artificiale, duke deklaruar se Shqipëria dëshiron të mësojë nga përvoja estoneze për të përgatitur brezat e rinj për sfidat e epokës së re teknologjike.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Estonia janë aleatë natyralë brenda NATO-s dhe ndajnë të njëjtin qëndrim për mbrojtjen e demokracisë dhe kundërshtimin e ndikimeve të huaja që synojnë destabilizimin e vendeve demokratike.

“Me ju, jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes të Estonisë dhe jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh të mësojnë prej jush e prej asaj që ju po bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët, për t’u dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Është afërmendsh që ne duhet të sigurohemi që është rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Edhe ne kemi 95% të shërbimeve tona online dhe synojmë të ecim para me inteligjencën artificiale. Ju përmendet ministren e Inteligjencës Artificiale, jemi mëse të lumtur që t’ua prezantojmë. Nga ana tjetër, me të drejtë përmendet se Shqipëria dhe Estonia janë shumë të bashkuara jo vetëm nga NATO-ja, por edhe nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës”, tha Rama.

Sipas Ramës, të dy vendet kanë kaluar periudha të vështira historike nën regjime të imponuara.

“Ne jemi dy kombe që më së fundmi jetojnë me dëshirën për të kapur të ardhmen, pasi janë mbajtur për një kohë mjaft të gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen e tyre, por për shkak të imponimit të regjimeve që ndanim në një moment të caktuar në histori. Po kështu jemi tejet të vendosur për të mbrojtur atë që kemi, dhe kjo jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi, por na bën absolutisht aleatë dhe miq të natyrshëm”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Operacioni në Gaza, kemi dërguar një skuadër vlerësimi për situatën

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria po ndjek me vëmendje situatën në Gaza, ndërsa çdo angazhim i mundshëm…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Operacioni në Gaza, kemi dërguar një skuadër vlerësimi për situatën

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria po ndjek me vëmendje situatën në Gaza, ndërsa çdo angazhim i mundshëm…