Mbi dy mijë biznese të reja në prill, kryesojnë tregtia dhe shërbimet

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) shënoi rritje gjatë muajit prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) shënoi rritje gjatë muajit prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%.

Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14.615, nga 13.873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5,35% më shumë.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me 225.

Sipas të dhënave të Regjistrit Tregtar, bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun, me 1762 subjekte të regjistruara në prill 2026, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital tërësisht të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj.

Pjesa më e madhe e regjistrimeve të reja i përket kategorisë “person fizik”, me 1534 regjistrime, ndërsa janë regjistruar edhe 469 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Sektorët me aktivitetin më të lartë gjatë muajit prill 2026 kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, me 479 regjistrime, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 341 subjekte, si edhe shërbimet administrative e mbështetëse me 151 regjistrime.

Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe komunikacioni, transporti dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar 629 subjekte të administruara nga gra.

Në Regjistrin e Lejeve, Licensave dhe Autorizimeve janë regjistruar 201 leje dhe licensa gjatë muajit prill.

Prej tyre, 34 kanë qenë leje, kryesisht për mjedisin dhe peshkimin, ndërsa 167 kanë qenë licensa të lidhura me shërbime mjekësore, agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, tregti ushqimore, farmaci dhe transport ndërkombëtar.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 496 subjekte gjatë muajit prill 2026, ku dominojnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 466 regjistrime.

Sipas raportit, numri i aplikimeve të ardhura në regjistra gjatë muajit prill 2026 arriti në 12.491 për Regjistrin Tregtar, 1196 për Regjistrin e Lejeve dhe Licensave dhe 928 për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

Bizneset që sponsorizojnë aktivitete në sport, kulturë dhe art do të mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

Bizneset që sponsorizojnë aktivitete në sport, kulturë dhe art do të mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të…