“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare “Next Stop Europe”, që u organizua sot në Tiranë, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.


Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare “Next Stop Europe”, që u organizua sot në Tiranë, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe akademikë, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e strategjive kombëtare për sigurinë ushqimore, shëndetin publik, ekonominë dhe inovacionin.

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Blerina Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore tashmë përbën një strategji kombëtare me ndikim të gjerë në shëndetin publik, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo nënvizoi se janë forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me universitetin dhe partnerët ndërkombëtarë, me synim përmbushjen e standardeve europiane.

“Sot, Europa kërkon jo vetëm produkte ushqimore cilësore, por sisteme ushqimore të qëndrueshme, transparente dhe të besueshme. Integrimi europian nuk është vetëm një proces politik, por edhe një transformim i mënyrës se si prodhojmë, kontrollojmë dhe konsumojmë ushqimin”, u shpreh Gjylameti.

Konferenca vuri në dukje rëndësinë e harmonizimit të politikave dhe praktikave me standardet e Bashkimit Europian, si një hap i domosdoshëm në rrugën e integrimit të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…