Kreu i Gjykatës së Lartë: Besimi te drejtësia ndërtohet çdo ditë

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, kreu i Gjykata e Lartë, Sokol Sadushi përcolli një mesazh urimi për gjyqtarët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e integritetit, paanshmërisë dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrës.


Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, kreu i Gjykata e Lartë, Sokol Sadushi përcolli një mesazh urimi për gjyqtarët dhe profesionistët e sistemit të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e integritetit, paanshmërisë dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrës.

Në mesazhin e tij, ai u shpreh se kjo ditë nuk është vetëm një moment kujtese institucionale, por edhe një ftesë për reflektim mbi rolin që drejtësia ka në një shoqëri demokratike dhe mbi përgjegjësinë që mbart çdo gjyqtar në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Sipas tij, drejtësia kërkon dije, integritet, paanshmëri dhe kurajë, ndërsa vendimmarrja gjyqësore duhet të bazohet në ndërgjegje profesionale dhe respekt për ligjin.
“Çdo vendim gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në besimin publik tek shteti i së drejtës”, thuhet në mesazh.

Kreu i Gjykatës së Lartë nënvizoi se besimi i publikut ndaj drejtësisë nuk mund të kërkohet vetëm nga jashtë, por duhet të ndërtohet përmes mënyrës së punës, arsyetimit, komunikimit dhe përmbushjes së detyrës nga vetë gjyqtarët.

Sadushi theksoi se drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari është i gatshëm të reflektojë me ndershmëri mbi përgjegjësinë e tij, të korrigjojë mangësitë dhe të vendosë qytetarin në qendër të shërbimit gjyqësor.

Në mesazh vihet në dukje se besimi ndërtohet çdo ditë përmes vendimeve të arsyetuara, sjelljes së paanshme, transparencës institucionale dhe respektit për qytetarin.
Në përfundim, kreu i Gjykatës së Lartë shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e gjyqtarëve që, pavarësisht sfidave të përditshme, i shërbejnë drejtësisë me përgjegjësi dhe dinjitet.

“Drejtësia nuk forcohet vetëm nga ligjet dhe institucionet, por edhe nga karakteri, integriteti dhe guximi moral i atyre që e ushtrojnë atë”, përfundon mesazhi i tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.