Rama: Prilli 2026 rekord pozitiv për turizmin shqiptar me mbi 891 mijë vizitorë të huaj

Turizmi shqiptar vijon të njohë rritje të qëndrueshme, ndërsa muaji prill 2026 shënoi një rritje të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh dhe udhëtimesh.


Turizmi shqiptar vijon të njohë rritje të qëndrueshme, ndërsa muaji prill 2026 shënoi një rritje të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh dhe udhëtimesh.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se prilli shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar me 891 414 shtetas të huaj, duke regjistruar një rritje prej 8,8% krahasuar me prillin e vitit 2025.

Rritja e interesit për Shqipërinë është reflektuar në fluksin e turistëve që kanë ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

“Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike”, theksoi Rama.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama 66,1% e turistëve janë nga Lituania, 265,4% nga Danimarka, 81,1% nga Polonia, 52,5% nga Spanja, 37,3% nga Kanadaja, 28,7% nga SHBA, 25% nga Belgjika, 22,8% nga Franca, 20% rritje nga Italia dhe 11,2% nga Mbretëria e Bashkuar.

Interesi për të vizituar Shqipërinë është rritur ndjeshëm këtë pranverë, falë motit të butë dhe mungesës së fluksit të madh veror.

Qytete si Tirana, Kruja, Berati dhe Gjirokastra po shënojnë një fluks vizitorësh, ndërsa shumë prej tyre kanë preferuar edhe bregdetin, i cili mbetet i preferuar për ata që kërkojnë qetësi dhe natyrë.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Europë, duke tërhequr vizitorë të interesuar për natyrën, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe mikpritjen shqiptare.

Pritshmëritë për sezonin veror 2026 mbeten pozitive, ndërsa institucionet dhe bizneset e sektorit të turizmit po përgatiten për një fluks edhe më të lartë turistësh gjatë muajve të ardhshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…