Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat sollën gjallëri në çdo rrugë dhe shesh të qytetit bregdetar.


Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat sollën gjallëri në çdo rrugë dhe shesh të qytetit bregdetar.

Gjatë ditës për fëmijët u zhvilluan lojëra volejbolli, shahu, shfaqje të teatrit të kukullave etj. Pjesë e aktiviteteve ishte edhe hapja e panairit me artizanët e Vlorës, të cilët ekspozuan produktet e tyre për qytetarët dhe turistët.

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini tha për mediet se “qyteti është gati për një sezon cilësor, me rreth 20 mijë shtretër akomodimi dhe me zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve, ndërsa prenotimet raportohen në nivele të larta”.

Festimet kulmuan në mbrëmje me koncertin në Lungomare, ku mijëra qytetarë dhe turistë kishin mbushur sheshin për të festuar nisjen e sezonit veror.

Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festa e hapjes zyrtare të sezonit turistik konfirmon çdo vit që Vlora është një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri.

Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.

Aktivitetet e organizuara nga bashkia për çeljen e sezonit veror do të vijojnë edhe ditën e diel.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…