Gonxhja për revistën “The Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në intervistën e dhënë për revistën malazeze “The Collection”, ndau vizionin mbi rolin strategjik të turizmit në zhvillimin ekonomik dhe ndërkombëtarizimin e Shqipërisë.

Në intervistën e titulluar “Formësimi i së Ardhmes: Turizmi si Motori i Rritjes Ekonomike të Shqipërisë”, ministri Gonxhja thekson se, turizmi sot përfaqëson një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe një instrument të rëndësishëm për promovimin e imazhit të vendit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.
“Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i vlerësuar në rajon dhe në Europë, falë potencialit të saj natyror, trashëgimisë kulturore dhe përkushtimit për të ndërtuar një model turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ministrja Gonxhja për “The Collection”.
Ministri Gonxhja vuri në dukje se ministria që ai drejton mbetet e përqendruar në zhvillimin afatgjatë të sektorit, rritjen e standardeve dhe krijimin e një oferte turistike me vlerat më të mira të Shqipërisë.