Hoxha: Rruga drejt BE-së kërkon angazhimin e brezit të ri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të gjimnazit “Sherif Hoxha” në Koplik (Malësia e Madhe).


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës të gjimnazit “Sherif Hoxha” në Koplik (Malësia e Madhe).

Gjatë takimit, Hoxha u ndal te rëndësia e njohjes së Bashkimit Europian, si projekti më i suksesshëm i paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit në historinë moderne, si dhe si një hapësirë konkrete mundësish për zhvillim, dije dhe fuqizim të potencialit njerëzor.

Ai theksoi se rruga euroatlantike e Shqipërisë është zgjedhje e qartë dhe e qëndrueshme, ndërsa vlerat si liria, demokracia, solidariteti dhe respekti për të ndryshmen përbëjnë themelin e përbashkët me vlerat europiane.

“U ndalëm te rëndësia e njohjes së Bashkimit Europian, jo vetëm si projekti më i suksesshëm i paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit në historinë moderne, por edhe si një hapësirë konkrete mundësish për zhvillim, dije dhe fuqizim të potencialit njerëzor. Diskutuam hapur për arsyet pse Shqipëria ka zgjedhur me bindje rrugën euroatlantike dhe pse vlerat tona si shoqëri, liria, demokracia, solidariteti dhe respekti për të ndryshmen, janë në thelb vlera evropiane”, u shpreh Hoxha.

Sipas ministrit, procesi i integrimit në BE është gjithëpërfshirës dhe kërkon angazhimin e të gjithëve, ndërsa roli i brezit të ri mbetet thelbësor në ndërtimin e një Shqipërie europiane përmes dijes, ideve dhe talentit.

“Sot, kur perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është më konkrete se kurrë, ky mbetet një proces gjithëpërfshirës: askush nuk është jashtë tij dhe secili ka një rol për të luajtur. Prandaj, është thelbësore që kjo gjeneratë të investojë në dije, të kuptojë më mirë BE-në dhe të përgatitet për të qenë pjesë aktive e një Shqipërie europiane, duke sjellë ide, energji dhe talent në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë”, deklaroi Hoxha.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…