Hoxha: Shqipëria në rrugën e duhur, vlerësohet si ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi për miratimin me 58 vota pro nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, (AFET), të rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi për miratimin me 58 vota pro nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, (AFET), të rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha thekson se, “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Rezoluta përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, nënvizon ministri.

Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve evropiane, vijon Hoxha, “Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit. Theksohen përkushtimi ynë i qëndrueshëm, konsensusi i gjerë politik për integrimin evropian dhe mbështetja e fortë e qytetarëve për këtë proces. Hapja e të gjithë grup-kapitujve dhe ecuria e rregullt e procesit të negociatave mbeten dëshmi konkrete e ritmit të reformave dhe e besueshmërisë së progresit të arritur”.

Hoxha thekson se, rezoluta vlerëson gjithashtu ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027, duke reflektuar një mirëkuptim të përbashkët se vendi ynë ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit.

“Rezoluta identifikon natyrshëm edhe fusha dhe aspekte ku kërkohen përpjekje të mëtejshme, të cilat janë pjesë e vetë procesit të zhvillimit të vendit dhe procesit të negociatave. Shqipëria i sheh këto si pjesë të një dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, që ndihmon në orientimin dhe konsolidimin e reformave gjithëpërfshirëse në përputhje me rekomandimet dhe angazhimet e ndërmarra”, shton Hoxha.

Hoxha shton se, një vlerësim i veçantë i jepet përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke konfirmuar rolin e vendit si një partner i besueshëm dhe kontribues aktiv në çështje strategjike evropiane dhe globale.

“Rezoluta njeh gjithashtu kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe angazhimin në iniciativa të rëndësishme të BE-së, si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili do të përshpejtojë më tej konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian”, thekson Hoxha.

Në tërësi, shton ministri, kjo rezolutë konfirmon se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe se procesi i zgjerimit po prodhon rezultate konkrete.

“Qasja jonë mbetet e pandryshuar: të vijojmë me vendosmëri reformat, të adresojmë sfidat e mbetura dhe të ruajmë ritmin e lartë të progresit, duke sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë dhe duke avancuar drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, nënvizon Hoxha.

Hoxha shprehet se, “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, si dhe për anëtarët e AFET dhe të gjithë eurodeputetët, për mbështetjen e vazhdueshme, angazhimin dhe kontributin e tyre në avancimin e reformave dhe në rrugëtimin evropian të Shqipërisë”.

Marrë nga ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…