Miratohet raporti, eurodeputetët vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në

Komiteti për Punët e Jashtme përgëzon Shqipërinë për progresin e saj në bisedimet e pranimit në BE dhe thekson se zbatimi i reformave të miratuara tani është thelbësor.

Flamuj Shqiperi-BE

Komiteti për Punët e Jashtme përgëzon Shqipërinë për progresin e saj në bisedimet e pranimit në BE dhe thekson se zbatimi i reformave të miratuara tani është thelbësor.

Në një raport të miratuar me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime, eurodeputetët në Komitetin për Punët e Jashtme përshëndesin angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për integrimin në BE dhe progresin e shpejtë që ka bërë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht.

Pavarësisht progresit të arritur, thuhet në raport, Shqipëria ende përballet me disa sfida, të tilla si kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik dhe përmirësimi i kulturës politike, forcimi i sundimit të ligjit dhe konsolidimi i reformave kundër korrupsionit.

Duke vënë në dukje ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027, raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojë afatin kohor për pranim.

Sundimi i ligjit, gjyqësori dhe antikorrupsioni

Ndërsa vlerësojnë zbatimin e vazhdueshëm të procesit të reformës gjyqësore, eurodeputetët vërejnë se gjyqësori vazhdon të përballet me presion dhe kërcënime politike, të cilat rrezikojnë të dëmtojnë pavarësinë gjyqësore.

Për më tepër, pavarësisht progresit në luftën kundër korrupsionit, ai është ende një shqetësim serioz, thonë eurodeputetët.

Teksti thekson se, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej historikun e saj për hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e luftimit efektiv të krimit të organizuar, duke përfshirë pastrimin e parave dhe rrjetet e trafikimit të drogës.

Liria e medias dhe reforma e administratës publike

Raporti bën thirrje për përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e medias, si dhe progres në reformën e administratës publike për të siguruar rekrutimin bazuar në meritë dhe depolitizimin e shërbimit civil.

Ndërsa mirëpret angazhimin e Shqipërisë në zbatimin e planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, raporti vë në dukje dobësitë e përhershme strukturore, të tilla si mjedisi sfidues i biznesit.

Gjithashtu thekson rëndësinë kyçe të dialogut të vërtetë social për ofrimin e përfitimeve të zgjerimit për të gjitha segmentet e popullsisë.

Eurodeputetët gjithashtu përgëzojnë përafrimin e plotë të vazhdueshëm të Shqipërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe rolin e saj konstruktiv në promovimin e stabilitetit rajonal.

Parlamenti do të votojë për raportin në njërën nga seancat e tij të ardhshme plenare.

Raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) tha se, “Shqipëria është një nga vendet pararojë të pranimit në BE, dhe kjo pasqyrohet edhe në raport. Qëllimi i Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027 nuk është vetëm një dëshirë që mund të bëhet realitet, por një perspektivë realiste. Raporti i këtij viti e vë në qendër të vëmendjes çështjet sociale. Është thelbësore të mos përqendrohemi vetëm në parametra si sundimi i ligjit dhe ekonomia kur bëhet fjalë për procesin e pranimit. Ne duhet të sigurohemi që është krijuar një sistem social që funksionon mirë, duke përfshirë sindikatat dhe ligje të forta pune që i vënë të drejtat e punëtorëve në plan të parë. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohemi që Shqipëria është vërtet gati të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë…