Begaj: Respekt të thellë për “Dëshmorët e Kombit”

Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, ditës së tyre, dhe vendosi një kurorë lulesh në monumentin “Nënë Shqipëri”.


Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, ditës së tyre, dhe vendosi një kurorë lulesh në monumentin “Nënë Shqipëri”.

“Përkujtojmë dhe nderojmë sot me përulje dhe respekt të thellë “Dëshmorët e Kombit”, burra dhe gra, të rinj e të reja që dhanë jetën për vatan, liri dhe paqen që gëzojmë sot. Ata ishin idealistë që luftuan deri në sakrificën sublime për të përmbushur ëndrrën tonë të përbashkët”, shkroi Presidenti Begaj ndërsa ndau momente nga homazhet.

Teksa shprehu mirënjohje dhe respekt ndaj të rënëve, Kreu i Shtetit vlerësoi idealet e tyre frymëzuese për brezin e ri.

“Sakrifica sublime e çdo patrioti, theksoi Presidenti Begaj, duhet të na shërbejë si një udhëzues moral për të mbrojtur pa hezitim parimet dhe vlerat universale të paqes dhe drejtësisë mbi të cilat bazohet demokracia”.

Në këtë ditë të shënuar, Kreu i Shtetit përcolli mesazhe përbashkimi dhe angazhimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një mision që vijon shembullin e martirëve, për atdheun mbi gjithçka tjetër.

“Idealizmi i tyre i pastër dhe atdhedashuria vetëmohuese duhet të na frymëzojnë të gjithëve ne për ta dashur më shumë Shqipërinë tonë, për të punuar për njerëzit dhe për vendin, të gatshëm dhe të guximshëm për sakrificat më të mëdha. Një Shqipëri që zhvillohet, bën përpara në rrugën e bashkimit me familjen evropiane! Ky është misioni ynë i përbashkët, nën shembullin e martirëve kombëtarë!”, thekson Presidenti Begaj.

“Lavdi përjetë gjakut dhe shpirtit të Dëshmorëve të Kombit!”, shkroi Presidenti Bajram Begaj, në fund të këtij postimi.

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës