Begaj në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të kardinal Ernest Simonit: Dëshmi se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një
“martir i gjallë”.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një
“martir i gjallë”.

“Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që ai mban përballë tyre”, u shpreh Presidenti në mesazhin për 70-vjetorin e shugurimit të Kardinal Simonit, ku nderoi edhe sakrificën e klerikëve gjatë diktaturës dhe të 38 martirëve katolikë të lumturuar.

Presidenti i Republikës theksoi se falë kësaj sakrifice dhe përkushtimi Shqipëria sot është model i bashkëjetesës fetare, një nga vlerat më të çmuara dhe më të bukura që kemi.

Ai u shpreh se “kjo harmoni ndërfetare është përgjegjësi e përditshme dhe pasuri që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim me krenari te brezat e ardhshëm. Por kjo liri nuk erdhi vetë. Ajo ka emra, ka histori, ka sakrifica. Dhe një nga këta emra është pa dyshim Kardinali Ernest Simoni”.

Një mesazh të veçantë nderimi Presidenti Begaj përcolli për Papa Françeskun, i cili e lartësoi këtë figurë dhe ia tregoi botës këtë “martir të gjallë” që kapërceu vuajtjet e diktaturës pa urrejtje, pa hakmarrje dhe me përulësi.

“Vendimi për ta ngritur në dinjitetin e Kardinalit ishte një akt i thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi jo vetëm për një njeri, por për një histori, dëshmi e gjallë qëndrese, shprese, besimi dhe dinjiteti njerëzor”, theksoi Presidenti i Republikës, i cili u shpreh se në momente si ky, ku historia, besimi dhe njeriu takohen, kujtojmë se madhështia nuk qëndron te fuqia apo fama, por te përulësia.

“Zakoni shqiptar na mëson se njeriu bëhet i madh jo kur merr, por kur jep; jo kur sundon, por kur shërben; jo kur flet shumë, por kur vepron drejt; jo kur dorëzohet, por kur ka forcë për të qëndruar për të drejtën; jo kur tregon hipokrizi, por kur tregon integritet”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Ndërsa falënderoi autoritetet fetare dhe drejtuesit e Firences, të pranishëm në meshën dhe ceremoninë për 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit Ernest Simoni, Presidenti i Republikës e mbylli këtë mesazh me urimin: “Le të jetë kjo ditë jo vetëm një nderim për të kaluarën, por edhe një angazhim për të ardhmen, për të ruajtur vlerat, për të mbrojtur dhe për të ndërtuar një shoqëri më njerëzore, më të drejtë, më të paqtë dhe më të lirë në mendim, besim e veprim”.

Në këtë ceremoni Presidenti Bajram Begaj, shoqërohej nga Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Burimi ATSH

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…