Shqipëri-Gjermani forcojnë partneritetin ekonomik, Hoxha: Rritet interesi për investime në prag të integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me përfaqësues të një delegacioni biznesi nga landi i Baden-Württemberg, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si një shtysë e rëndësishme drejt integrimit evropian.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me përfaqësues të një delegacioni biznesi nga landi i Baden-Württemberg, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si një shtysë e rëndësishme drejt integrimit evropian.

Gjatë takimit, Hoxha e cilësoi këtë si një mundësi të vyer për të prezantuar Shqipërinë, zhvillimin e saj të qëndrueshëm, ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe kontekstin më të gjerë evropian dhe global që po ndikon në perspektivën e vendit.

Ai theksoi se takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik me Gjermaninë dhe komunitetin e saj të biznesit, duke hapur rrugë për mundësi të reja në fushat e investimeve, tregtisë dhe partneriteteve strategjike.

“Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë po rrit ndjeshëm tërheqjen e vendit si një destinacion i besueshëm dhe konkurrues për investime”, u shpreh Hoxha.

Ministri bëri të ditur se gjatë diskutimeve u nënvizua se investimi në Shqipëri sot përfaqëson një pozicionim të hershëm në një ekonomi të ardhshme anëtare të Bashkimit Evropian, me potencial të konsiderueshëm në sektorë kyç të zhvillimit.

Ai shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij angazhimi dhe konkretizimin e tij në projekte dhe investime që sjellin përfitime të ndërsjella për të dy vendet.

Marrë nga ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…