Mazniku: Kemi zhvillim të pabarabartë në territor, duhet zgjidhje për bashkitë e vogla

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi sot se një nga problemet kryesore të evidentuara në kuadër të reformës territoriale është se ka një zhvillim të pabarabartë në territor.


Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku deklaroi sot se një nga problemet kryesore të evidentuara në kuadër të reformës territoriale është se ka një zhvillim të pabarabartë në territor.

Në një intervistë televizive, Mazniku theksoi se kjo lidhet me bashkitë e vogla të cilat kanë një strukturë stafi disproporcionale në raport me numrin e banorëve, duke rritur kështu edhe kostot që të funksionojnë.

“Kemi bashki të mëdha që ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve dhe infrastrukturën, edhe pastrimin, edhe shërbime sociale dhe kemi bashki të vogla që nuk ia dalin dot t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme”, theksoi ai.

Së pari, Mazniku theksoi se duhet qartësuar koncepti se cilat bashki konsiderohen të vogla.

“Një bashki që ka 17 mijë, 20 mijë apo 25 mijë banorë nuk është bashki e vogël. Bashki të vogla janë ato që kanë 2 mijë, 3 mijë, 5 mijë apo 6 mijë banorë ndaj dhe përcaktimi se çfarë është bashki e vogël është një çështje shumë e diskutueshme”, shtoi ai.

Sipas tij, një bashki që është me 3 mijë deri në 6 mijë banorë e ka të vështirë të ketë inxhinierë që të bëjnë projektimin e infrastrukturës.

“Së dyti e ka të vështirë të ngrejë burime financiare të vetat që të kryejë funksionet që duhet të kryejë. Pjesë e diskutimit që kemi ne është se ka një korrelacion të qartë midis mundësive që bashkitë e vogla kanë për të ushtruar funksionet e tyre”, shtoi Mazniku.

Nga ana tjetër, Mazniku theksoi se bashkitë e vogla e kanë disproporcionale sasinë e stafit për 1 mijë banorë.

“Sado të vogël ta bësh zyrën juridike, 2-3 njerëz duhet t’i kesh. Nëse ti je një bashki me 20 mijë veta shërben me 2-3 veta, nëse je një bashki me 5 mijë banorë prapë do të shërbesh me 2-3 veta. Sasia e stafit që ti ke për çdo 1 mijë banorë krejt papritur bëhet më e madhe dhe kostoja që komuniteti ka për ta mbajtur këtë strukturë në punë bëhet më e madhe”, shtoi Mazniku.

Ndaj, sipas tij, duhet të mendohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Njëra mënyrë është që disa funksione që mund të ofrohen më afër njerëzve, të vazhdojnë të ofrohen dhe disa funksione që nuk ofrohen dot për arsye financiare apo burimesh njerëzore të qëndrojnë prapë afër territorit, në një bashki më të madhe”, tha Mazniku.

Opsioni tjetër, sipas tij, është pasja e një qeverisje me dy nivele siç e ka Italia me bashki dhe rajone, apo Kroacia dhe së fundi Greqia.

“Pra, për të parë një mekanizëm ku përveç nivelit të bashkisë kemi dhe një nivel tjetër që ka disa funksione siç është qarku apo rajonet të cilat të mund të kryejnë disa funksione që bashkia nuk i kryen dot”, tha Mazniku, ndërsa theksoi se sot shumicën e shërbimeve qytetarët e marrin online.

/Marrë nga ATSH

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni në Bruksel: Vlerësim për avancimin e Shqipërisë në shtetin e së drejtës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të…